2.6 C
Mitrovice
E premte, 6 Mars, 2026

Pse nuk u miratua ende Plani i Biznesit për vitin 2022 i ndërmarrjes “Trepça”?

Plani i Biznesit për vitin 2022 nga ndërmarrja “Trepça” nuk është miratuar edhe pse afati i fundit ligjor ka qenë 31 tetori i këtij viti.

Ligji për Ndëmarrje Publike përcakton 31 tetorin si afati i fundit për miratim të këtij plani.

Në një përgjigje për Veriu.info U.D. i sekretarit korporativ të “Trepçës”, Fuad Haliti, ka thënë se shkaku i vonesës në miratimin e Planit të Biznesit për vitin 2022 është vonesa në përgatitjen e tij nga menaxhmenti.



Kjo vonesë sipas Halitit ka ardhur si pasojë e incidentit të fundit që ka ndodhur në “Trepçë”, sulmi ndaj u.d. kryeshefit ekzekutiv.

“Ju informojë se Plani i Biznesit për vitin 2022 nuk është miratuar për shkak të vonesave nga menaxhmenti për përgatitjen e tij, që kanë ndodhur si pasojë e incidentit të fundit që ka ndodhur në hapësirat e menaxhmentit të Trepça Sh.A, përkatësisht sulmi ndaj u.d Kryeshefit Ekzekutiv.” – ka thënë Haliti.

Haliti ka thënë se ky plan do të miratohet javën e ardhshme.

TË FUNDIT

TË FUNDIT