Fifi ka qenë këngëtarja nga Kosova e cila ka qenë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP, dhe deri sa ka qenë prezentë aty brenda ka bërë mjaft materiale për mediat rozë.
Edhe pse ka disa javë që me vetë dëshirë është larguar nga shtëpia më e komentuar e momentit, ajo po diskutohet mjaft.
Së fundmi ajo krijoi në pyetësor me fansat në Instagram, përgjigjja e së cilës mori shumë reagime.
“Përse bëje skena në Big Brother, qaje pa arsye, vrapoje e para për çdo gjë”, thuhej në pyetjen.
“Veç me pyet ti pse”, ia ktheu Fifi.



