6.6 C
Mitrovice
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

PSD ende nuk e di nëse do të garojnë në zgjedhjet lokale 2021

Presidentja Vjosa Osmani ka mbajtur të mërkurën konsultimet me disa parti politike për të diskutuar për datën e zgjedhjeve lokale në këtë vjeshtë. Ditëve në vazhdim, presidentja pritet të vendosë për datën e zgjedhjeve lokale.Partia Social Demokrate e udhëhequr nga Dardan Molliqaj ende nuk kanë vendosur nëse do të jenë pjesë e garës zgjedhore për komunat e Kosovës.

Në një prononcim për KALLXO.com, zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi tha se ende nuk e kanë diskutuar në organe të partisë këtë çështje.“Ky vendim merret në mbledhjen e Kryesisë që kemi me mbajtë dhe me diskutu. Nuk e kemi vendosur ende.

Jemi duke u marrë me peticionin momentalisht, ende s’kemi vendosur për mbledhjen e kryesisë”, tha Kuçi për KALLXO.com.PSD zyrtarisht udhëheq me një komunë në Kosovë. Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati është pjesë e PSD-së.

Ndërsa në të kaluarën ka qenë edhe kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, mirëpo që para pak kohës është larguar nga PSD.PSD ishte reformuar si parti, duke u angazhduar në të shumë ish zyrtarë të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje.

TË FUNDIT

TË FUNDIT