10.5 C
Mitrovice
E premte, 10 Janar, 2025
spot_imgspot_img

Provokime të reja nga serbët, mesazhe dhe simbole nacionaliste në veri

Një tjetër akt provokues nga serbët ka ndodhur në veri të Mitrovicës.

Këtë herë, një mesazh ku Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë është ekspozuar në një banderolë të bardhë me mbishkrimin: “Për ty jap jetën, emri yt është i përjetshëm”, shoqëruar me flamurin serb, njofton Klankosova.

Fotografia është realizuar pranë foltores së kishës së Shën Dhimitrit, ku në sfond duken pjesë të veriut dhe jugut të qytetit.

Në këtë skenë janë përfshirë katër persona, prej të cilëve dy janë të maskuar, raporton Klan Kosova.

Kjo nuk është hera e parë që regjistrohen provokime të tilla.

Më 7 janar, menjëherë pas përfundimit të Krishtlindjes ortodokse, është shpërndarë një tjetër mesazh provokues ku theksohej se “Nuk dorëzohemi”.

Në atë rast, një hartë e Kosovës ishte zhytur në tri ngjyrat e flamurit serb.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT