8.7 C
Mitrovice
E martë, 21 Prill, 2026
spot_img

Protestuesit serbë i “zbutin” kërkesat ndaj KFOR-it, kjo është kërkesa e tyre ndaj amerikanëve

Qytetarët serbë të Kosovës të mbledhur para objektit komunal në Zveçan do të shpërndahen nëse njësitet speciale të Policisë largohen dhe KFOR-i vazhdon ta ruajë ndërtesën komunale.

Kështu raportojnë mediat lokale serbe në veri.

Kërkesa e re e serbëve të mbledhur në Zveçan, që sapo i është transferuar kolonelit amerikan, është që të gjendet një zgjidhje që njësitet speciale të Policisë së Kosovës të largohen nga Komuna e Zveçanit dhe që objekti të sigurohet nga KFOR-i, raporton Kontakt Plus Mitrovica.

Nëse kjo kërkesë plotësohet, qytetarët e mbledhur kanë thënë se do të shpërndahen. Pritet përgjigja e KFOR-it.

TË FUNDIT

TË FUNDIT