18.5 C
Mitrovice
E enjte, 11 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Protestuesit i shkuan para zyreve, reagon Tomë Gashi

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR Kosovo) organizoi një protestë para zyrës së avokatit Tomë Gashi, për të kundërshtuar siç thanë ata sjelljen e tij abuzive që bëri ditë më parë ndaj një lypsari në shesh të Prishtinës.

Me pankarta në duar “Ti a po na mbron a po na shkelë, “Detyrë shtëpie mëso te drejtat e njeriut”, ata protestuan para zyrës se avokatit Tomë Gashi.

Para hyrjes së zyrës së Tomë Gashi janë duke qëndruar disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Ndërkohë që protesta po vazhdon ka reaguar edhe avokati Tomë Gashi i cili ka thënë se kjo protestë duhet të shërbejë për sensibilizimin e opinionit dhe institucioneve përkatëse për trafikimin e fëmijëve.

“Protesta e organizuar sot nga YIHR le të shërbej për senzibilizimin e opinionit dhe institucioneve përkatese, për trafikimin e fëmijëve dhe pazareve të “bosave” me lypsarët në Prishtinë. Shpresoj që kjo çështje më në fund ka vëmendjen e duhur dhe organet kompetente të ndërmarrin masat e duhura”, ka shkruar ai. /Reporteri.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT