16.1 C
Mitrovice
E martë, 24 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Propaganda serbe në rrugët e New York: Me kamionë ‘tregojnë terrorin’ e Kurtit ndaj serbëve në Kosovë

Nëpër rrugët qendrore të Nju-Jorkut, që nga mëngjesi i sotëm tre kamionë thuhet se janë parë duke shfaqur një video të shkurtër e cila pretendon të paraqesë sjelljet e kryeministrit Albin Kurti me serbët në Kosovë, si dhe se nëpër çfarë po kalojnë të njëjtit.

“Sot, tre kamionë do të lëvizin nëpër Manhattan dhe nëpër Times Square, me një video që tregon disa nga ngjarjet aktuale kriminale në Kosovë dhe Metohi dhe abuzimin me pushtetin në të njëjtin territor”, tha Aleks Mitroviq, para diasporës së Serbisë në Amerikë, ka raportuar agjencia shtetërore serbe e lajmeve “Tanjug”.

Mitroviq ka thënë për mediat serbe se këtë e ka organizuar diaspora serbe në tokën amerikane së bashku me disa sipërmarrës privatë.

Tre kamionë thuhet se gjatë gjithë ditës do të kalojnë nëpër rrugët e Nju-Jorkut, jo shumë larg ndërtesës së Kombeve të Bashkuara, ku po mbahet seanca e 79-të e Asamblesë së Përgjithshme, ku sot do të flasë presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq.

Në mesin e mesazheve që shfaqen në këto video është edhe “Albin Kurti është diktator”, dhe “Albin Kurti urren serbët dhe dëshiron t’i dëbojë nga Kosova”.

Kjo është pjesë e propagandës serbe nëpër botë, përmes së cilës shteti i Serbisë tenton të paraqesë një tjetër imazh të ngjarjeve të cilat ndodhin në të vërtetë në Kosovë.

Që propagandën ta bëjë sa më të fortë, qeveria serbe ka angazhuar franko-serbin Arno Gujon, të cilin e ka emëruar drejtor të zyrës së sapothemeluar për Diplomaci Publike dhe Kulturore (KJKD).

Kjo zyrë ka mandat që t’i kontrollojë në mënyrë sistematike mediat ndërkombëtare “për materiale negative për Serbinë” dhe më pas do të intervenojnë tek zyrat editoriale për të “lustruar” imazhin e vendit.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT