4.1 C
Mitrovice
E enjte, 15 Janar, 2026
spot_img

Prokurorja: Kemi prova materiale që Nagip Krasniqi i ka dërguar projekte Dejona Mihalit, ajo kundërligjshëm ka vendosur për to

Prokuroria ka mjaft prova materiale që tregojnë se Nagip Krasniqi dhe Dejona Mihailin kishin komunikime të shpeshta.

Kështu ka deklaruar sot prokurorja, Fikrije Zejnullahu, në rastin e ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Në seancën që po mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ajo ka treguar Krasniqi i ka dërguar projekte Mihalit, e cila pastaj në mënyrë të kundërligjshme ka vendosur për to.

“Prokuroria ka mjaft prova materiale, që Nagipi me disa zyrtarë të Vetëvendosjes, më konkretisht me Dejona Mihailin kishin komunikime të shpeshta. Nagip Krasniqi asaj i ka dërgu projekte dhe Dejona në mënyrë të kundërligjshme ka dhënë opinione dhe ka vendos për to”, ka thënë Zejnullahu/Nacionale/

TË FUNDIT

TË FUNDIT