1.1 C
Mitrovice
E premte, 27 Dhjetor, 2024
spot_imgspot_img

Prokuroria Speciale thërret për intervistim Kryeministrin Kurti

Kryeministri Albin Kurti është ftuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për intervistim

Postimi nga zëdhënësi i Qeverisë:

Teksa kryeministri Kurti ndodhet në mbledhje të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të përmbyllur listën e kandidatëve për deputetë nga koalicioni LVV, Guxo dhe Alternativa në zgjedhjet e vitit 2025, nga kryeministria më njoftuan se ka ardhur një ftesë për të nga Prokuroria Speciale.

Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit 2021, kurse tash përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025. Qëllimi mbetet i njëjtë. Metoda ka ndryshuar. Kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT