-0.8 C
Mitrovice
E hënë, 2 Shkurt, 2026
spot_img

Prokuroria në Mitrovicë kërkon paraburgim ndaj 10 të dyshuarve për manipulim me vota

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dhjetë personave, kryesues të Qendrave Komunale të Numërimit, të dyshuar për manipulim të votave në zgjedhjet e parakohshme të 25 dhjetorit 2025.

Lajmin e ka konfirmuar Valon Preteni, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, i cili ka bërë të ditur se kërkesa për paraburgim është paraqitur sonte, më 1 shkurt 2026.

Prokuroria të dielën ka urdhëruar intervistimin e 43 kryesuesve të Qendrave Komunale të Numërimit në Mitrovicë Jug, Mitrovicë Veri, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, në kuadër të hetimeve për dyshime për manipulim të rezultatit zgjedhor.

Ndërkohë, 34 persona janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimet se kanë ndërhyrë në procesin e numërimit të votave në komunat e përmendura. 21 prej tyre janë ndaluar në stacionin policor të Jugut, ndërsa 13 në atë Veriut.

TË FUNDIT

TË FUNDIT