Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është intervistuar nga Prokuroria Speciale.
Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” se Berishaj u intervistua në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj tij lidhur me veprat penale “Shpëlarje e parave”, “Shmangie nga tatimi” dhe “Mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave , i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.
“Referuar kërkesës suaj, mund të konfirmojmë se z.Martin Berishaj është intervistuar të enjten nga Prokuroria Speciale, në kuadër të hetimeve që janë duke u zhvilluar ndaj tij lidhur me veprat penale “Shpëlarje e parave”, “Shmangie nga Tatimi” dhe “Mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave , i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, konfirmoi Luta.
Në anën tjetër, avokati i tij- Tomë Gashi përmes rrjetit social Facebook, tha se Berishaj ka dhënë deklaratë sqaruese në Prokurori.