8.2 C
Mitrovice
E premte, 3 Prill, 2026

Prokuroria hedh poshtë kallëzimin penal të LDK-së ndaj kryetarit Peci

Prokuroria ka hedhur poshtë kallëzimin penal të LDK-së ndaj kryetarit Faton Peci, shkruan Mitrovica SOT

LDK kishte akuzuar kryetarin Peci për keqpërdorime gjatë kohës sa ishte ministër i Bujqësisë, me c’rast më vonë ngriti kallëzim penal ndaj tij për veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar.”

Tutje, kryetari Peci tha se do të ketë kundër-kallëzim penal për kallëzim penal të rremë ndaj ish-deputetit të LDK-së Paris Gurit, deputetes Hykmete Bajramit dhe Lumir Abdixhikut.

“Ndërkohë, gjatë intervistimit tim në prokurori, “mijushi” i LDK-së, Guri, kishte deklaruar se mezi pret të shihemi në gjykatë. Po, në gjykatë do të shihemi, sepse nga sot fillon përgatitja e kallëzimit penal për kallëzim të rremë penal, të ideuar nga Lumir Abdixhiku, të nënshkruar nga Hykmete Bajrami dhe propaganduar me shpifje e paturpësi nga “tellalli” i tyre, Guri,” u shpreh Peci.

TË FUNDIT

TË FUNDIT