12.5 C
Mitrovice
E hënë, 3 Nëntor, 2025
spot_img

Prokuroria e Mitrovicës kërkon paraburgim për policin serb që u arrestua në Jarinjë

Një pjesëtar i policisë së Serbisë është arrestuar të shtunën në Jarinjë për dyshimin se ka kryer veprën penale të “importit, eksportit, furnizimit, transportimit, prodhimit, këmbimit, ndërmjetësimit ose shitjes së paautorizuar të armëve apo materieve plasëse”.

Lidhur me këtë rast, prokurori i rastit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, i cili ka theksuar se seanca lidhur me këtë rast është caktuar të mbahet sot.

“Një kërkesë për një (1) person është paraqitur për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse“, ka thënë Preteni.

Ai ka shtuar se Prokuroria po vijon hetimet lidhur me këtë rast.

Nga i dyshuari janë sekuestruar edhe një sërë dokumentesh zyrtare dhe pajisjesh policore, përfshirë: kartelën e identifikimit dhe distinktivin e policisë së Serbisë, kartelën e sindikatës së policisë serbe, letërnjoftimin e Serbisë dhe të Kosovës, pasaportën serbe, një palë spaleta uniformash, dorëza dhe një USB. /Telegrafi/

TË FUNDIT

TË FUNDIT