Prokuroria Themelore në Prishtinë ka demantuar gazetarin Lirim Mehetajn për deklaratën se pajisja e gjetur në tetor në veturën e gazetarit, Vehbi Kajtazi i takon AKI-së, raporton Sinjali.
Mehmetaj përmes një postimi në Facebook tha se prokuroria ka njoftuar se “pajisja përgjuese që iu gjet gazetarit Vehbi Kajtazi në veturë është e AKI-së”.
Tutje nga Prokuroria thanë se këto deklarime të pa verifikuara nuk janë në interes të askujt, e aq më pak të drejtësisë.
Postimi i plotë i Prokurorisë Themelore në Prishtinë:
Prokuroria Themelore në Prishtinë me qëllim të sqarimit të opinionit publik, njofton se i demanton deklarimet e gazetarit Lirim Mehmetaj se prokuroria ka konfirmuar ndonjë lajm sa i përket vendosjes së pajisjeve të GPS në veturën e gazetarit V.K., deklarimet e tilla nuk janë në interes të askujt, e aq më pak të drejtësisë.
Për çdo komunikim dhe lajm nga prokuroria do të njoftohet publiku, sikurse ka ndodhur edhe në të kaluarën, pra përmes kanaleve zyrtare.
Prokurori i shtetit do të vazhdoj në luftimin e veprave penale dhe kryerësve të tyre dhe për këtë opinioni publik do të mbahet i informuar, deklarimet e tilla mund të dëmtojnë integritetin e hetimeve dhe nuk i shërbejnë zbardhjes dhe hetimit të veprave penale.
/GazetaSinjali/