16.5 C
Mitrovice
E premte, 29 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Prokuroria deklarohet për vdekjen e policit në Mitrovicë: Iu shkrep aksidentalisht arma zyrtare

Një zyrtar policor, 44 vjeçar humbi jetën sot si pasojë e plagës së marrë nga arma e zjarrit. Burim Tahiri është zyrtari policor që vdiq aksidentalisht pasi i është shkrepur arma zyrtare.

Nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë kanë deklaruar se i njëjti ishte dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ku edhe është konstatuar vdekja e tij.


“Prokuroria Themelore e Mitrovicës njofton opinionin se sot rreth orës 10.30 në poligonin e gjuajtjes të policisë në fshatin Cërrnushë të Mitrovicës, një polic me iniciale B.T 44 vjeç., deri sa ka qenë në gjuajtje në kuadër të një trajnimi të rregullt, aksidentalisht i është shkrepur arma zyrtare dhe për pasojë është plagosur dhe është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal në Mitrovicë ku personeli mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.”, thuhet në njoftim.

Prokuroria ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes ka dalur prokurori kujdestar dhe sipas informacioneve të para, rasti ka ndodhur aksidentalisht.

“Trupi i pajetë i të ndjerit me urdhër të prokurorit është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT