Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar iniciativën nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, që Projektligji i Punës dhe Pushimit të lehonisë të miratohet deri me 15 dhjetor.
Ministri Reçica tha se ky projektligj së shpejti do jetë në Kuvend.
“Projektligji i punës dhe i pushimit të lehonisë së shpejti do të dërgohet për miratim në Kuvendin e Kosovës. Sot Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar iniciativën e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale që Projektligji i Punës dhe Pushimit të lehonisë dhe prindëror të miratohet nga Qeveria deri më datën 15 Dhjetor 2020, ka shkruar ai.
Ai e cilësoi si hap të rëndësishëm drejt reformave që kjo ministri ka bërë deri tani.
“Ky është një hap i rëndësishëm drejt realizimit të reformave që kam filluar të ndërmarr si ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, në funksion të përmirësimit të infrastrukturës ligjore, për më shumë të drejta për të gjithë punëtorët në vendin tonë e në harmoni me standardet Evropiane të marrëdhënies së punës”, shkroi Reçica.