17.2 C
Mitrovice
E martë, 9 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Prognoza e Bajrush Morinës: Nëse LDK e pranon ofertën e VV-së, veç djerst mund t’ia fshijë Albinit!

Analisti politik Bajrush Morina, ka nxjerrur një prognozë politike rreth bashkëqeverisjes së mundshme ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Morina, ka thënë se në rast se partia e Isa Mustafës e pranon ofertën e VV-së, do të mbetej pa asnjë funksion drejtues në udhëheqje të shtetit. “Nëse LDK pranon ofertën e VV-së për bashkëqeverisje diku në mars të vitit 2021 do të mund të kemi këtë përbërje e strukture shtetërore në Republikën e Kosovës për një përiudhë deri 6 mujore:

1.Glauk Konjufca President (UD) sipas Kushtetutës pas skadimit të mandatit të Presidentit aktual dhe zvarritjes së qëllimshme të VV së për të pranuar të nominuarin e LDK-së),

2.Arberie Nagafci kryetare e Kuvendit ( UD) si nënkryetare e parë e Kuvendit të Kosovës, 3.Albin Kurti kryeministër.
E LDK ja? LDK-së nuk i mbetet tjetër veç t’ia fshinte djerset me peshkir Albinit sa herë të djersitej pas takimeve me Vuçiqin”, ka shkruar ai në “Facebook”

Më poshtë e gjeni opinonin e tij të plotë:

Ja si do të duket Kosova më vitin 2021?

Nese LDK pranon oferten e VV se per bashkeqeverisje diku ne Mars te vitit 2021 do te mund te kemi kete perberje e strukture shteterore ne Republiken e Kosoves per nje periudhe deri 6 mujore:

1.Glauk Konjufca President (UD) sipas Kushtetutes pas skadimit te mandatit te Presidentit aktual dhe zvarritjes se qellimshme te VV se per te pranuar te nominuarin e LDK se),
2.Arberie Nagafci kryetare e Kuvendit ( UD) si nenkryetare e pare e Kuvendit te Kosoves,
3.Albin Kurti kryeminister.
E LDK ja?
LDK-se nuk i.mbetet tjeter vec tia fshinte djerset me peshkir Albinit sa here te djersitej pas takimeve me Vuciqin!

P.S. Prandaj te nderuar kolege e analiste te pavarur (jo si une i varur!!!) A keni qef me pa Kosoven me vitin 2021 100% Vetevendosje? A jeni pro ofertes se fundit te VV se per koalicion me LDK ne?

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT