8.1 C
Mitrovice
E shtunë, 28 Shkurt, 2026

Profesori universitar ka një pyetje për Albin Kurtin rreth zgjedhjeve të 17 tetorit

Profesori universitar Avdi Smajljaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti po premton projekte dhe investime për komunat vetëm nëse fitojnë kandidatët LV-së në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Smajljaj ka pyetur kryeministrin nëse pas zgjedhjeve lokale do të jetë kryeministër i Qeverisë së Kosovës, apo vetëm i komunave ku do të fitojnë kandidatët e LV-së?

Postim i plot i profesorit:

Një pyetje për Kryeministrin z.Kurti dhe për votuesit/et e zgjedhjeve lokale të dielen e ardhshme:

Pas zgjedhjeve lokale, a do të jetë Kryeministri z.Kurti kryeministër i qeverisë së Republikës së Kosovës, apo vetëm kryeministër i qeverisë për komunat ku do të fitoj VV-ja?


Në koncpetet e informalitetit në politikë, kjo qasje njihet si klientelizëm partiak.Premtimi kryesor i VV-së nëpër komuna se qeveria do tu jap projekte e investime komunave nëse fiton VV në komunë, është një mesazh për neve që nuk do të votojmë fare, ose për ata/ato që votojnë ndryshe, se nuk kanë çka kërkojnë e çka presin nga qeveria qëndrore.

Edhe më keq do të jetë, nëse numri i komunave kundo të fitoj VV është i vogël, vajë halli për komunat tjera.

Megjithatë, ska shtëpi pa derë (urtësi), banorët e komunave ku nuk fiton VV, mund të migrojnë në komunat ku do té fitoj VV, dhe kështu edhe ata/ato do të kenë rastin të shijojnë projektet e investimet e qeverisë qëndrore.

TË FUNDIT

TË FUNDIT