-7.1 C
Mitrovice
E premte, 2 Janar, 2026
spot_img

Profesori i UP për Sami Lushtakun: Kur na u strukshim, ky zotni i ka çu në kamë 100 mijë vetë në Prishtinë me 1 pushkë në Drenicë

Profesori i Universitetit të Prishtinës, Ardian Kastrati, i ka thurur fjalë të mëdha ish-komandantit të UÇK-së dh eish-kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku.

Kastrati thotë se Sami Lushtaku dhe të gjithë ushtarët e UCK-së, janë më meritorët për lirinë e Kosovës, shkruan Reporteri.net. Madje, ai shkon deri aty sa thotë se Lushtaku me një pushkë në Drenicë ka çuar në këmbë 100 mijë persona në Prishtinë.

“Ky zotnia e ka cu në kamë ni Prishtinë, me ni pushkë qatje në Drenicë, 1oo mijë veta i ka cu në kamë. UCK është e shenjtë, mision të shenjtë ka pasë, Mas luftës kur u kthy ky zotnia, ky i ka kthy ata serbët që janë në ata fshatra, e cka po flasim tash na, po flasim për Gjykatë Speciale. Unë jam tuj iu folë të rinjve”, ka thënë ai./Reporteri.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT