24.3 C
Mitrovice
E hënë, 9 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Profesori amerikan, njohës i Ballkanit flet nëse Biden duhet ta pranojë marrëveshjen e Uashingtonit, dhe hapat që do t’i ndërmerr

Administrata e presidentit të ri Joe Biden nuk duhet të refuzojë anët pozitive dhe arritjet e politikës së Trump, përfshirë ato në lidhje me Ballkanin.

Normalizimi i marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është vetëm hapi i parë, por i pamjaftueshëm, i ndjekur nga lëvizjet që duhet të kenë sukses në normalizimin politik, thotë Charles A. Kupchan, drejtor i studimeve Evropiane në Këshillin e New York-ut për Marrëdhënie me Jashtë dhe profesor në Universitetin Georgetown.

Kupchan është një njohës i mirë i rajonit të Ballkanit, pasi ai ka ndjekur zhvillimin e politikës amerikane në Ballkan për dekada. Libri i tij mbi izolacionizmin amerikan sapo është botuar dhe në disa nga paraqitjet e tij të fundit, Kupchan mbrojti zhvillimin evolucionar të politikës së jashtme Amerikane, natyrisht, aty ku është e mundur.

Duke u marrë me Ballkanin, Presidenti Trump ndërtoi një koncept të pavarur nga BE, e cila rezultoi me marrëveshjen nga Uashingtonit, e cila u nënshkrua nga Serbia, Kosova dhe Shtetet e Bashkuara. Me ndryshimin e administratës, shtrohet pyetja se cila do të jetë domethënia e këtyre dokumenteve për administratën e ardhshme të Presidentit Biden.

“Marrëveshja midis Beogradit dhe Prishtinës është e rëndësishme, por është vetëm hapi i parë. Kalimi nga lidhjet më të ngushta ekonomike në normalizimin politik nuk do të jetë i lehtë. Unë pres që ekipi i Biden të jetë më i angazhuar në çështjet e Ballkanit dhe vetë Biden të kujdeset më shumë për rajonin pasi edhe njeh atë mirë. Një nga ndryshimet e mundshme në lidhje me epokën Trump është se Uashingtoni do të bashkëpunojë ngushtë me BE-në në rajon. Ndarja e përpjekjeve të BE dhe SHBA në Ballkan nuk ka shumë kuptim”, pohon ai në një intervistë për Danas, përcjellë Reporteri.net.

I pyetur nëse ajo marrëveshje ka vlerë, pasi iniciativa e presidentit Trump përfshinte edhe interesat e tij gjatë fushatës zgjedhore, profesori amerikan thotë se nuk duhet shikuar se mbi bazën e cilit interes u bë ajo marrëveshje, por thelbi i saj.

“Serbia dhe Kosova aderuan me të drejtë në marrëveshjen e Uashingtonit – edhe nëse kjo lidhej me përpjekjet e Trump për të arritur një “fitore” diplomatike pak para zgjedhjeve. Motivet e Trump janë shumë më pak të rëndësishme sesa thelbi i marrëveshjes, e cila përmirësoi marrëdhëniet ekonomike midis dy palëve. Marrëveshja, megjithatë, nuk është një arsye për vetëkënaqësi”, ka thënë Kupchan.

Ndërsa i pyetur nëse Biden do të ketë një qasje politike do të jetë më pak në favor të Serbisë se sa ajo e presidentit Trump, Kupchan thotë se Biden do t’i afrohet rajonit të Ballkanit me pragmatizëm, dhe jo duke u bazuar në pikëpamje ideologjike ku Uashingtoni do të zgjidhte vetëm një anë. Ai thotë se normalizimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës dhe stabilizimi i Bosnjë dhe Hercegovinës do të kërkojë një diplomaci të aftë, të ekuilibruar që shikon nga e ardhmja, jo prapa.

Megjithatë, ai thekson se Biden fillimisht prioritet do të ketë imperativat e brendshme – të tilla si zbutja e pandemisë, sigurimi i stimulit ekonomik, investimi në infrastrukturë, rikualifikimi i punëtorëve, e të tjera, tek më pastaj të merret me çështje të politikës së jashtme siç është Ballkani.

Kupchan, thotë se ai pret njohje ndërsjellë në mes të Kosovës dhe Serbisë, por sipas tij, për këtë do të duhet kohë.

“Në nivelin ekonomik, situata së paku po shkon në drejtimin e duhur. Unë pres që e gjithë zona e Ballkanit përfundimisht do të integrohet në institucionet Euroatlantike. Atraktiviteti i anëtarësimit në BE është një nxitës i fortë në të gjithë rajonin. Megjithëse ndihem i sigurt për këtë pikë përfundimtare, jam më pak i sigurt se kur dhe si ta arrihet ky rezultat”, ka thënë ai.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT