21.2 C
Mitrovice
E mërkurë, 26 Qershor, 2024
spot_imgspot_img

Profesori amerikan: As kryeministri Kurti s’ka bërë shumë për zhvillimin e Kosovës

Alon Ben-Meir, profesor i njohur amerikan, konsideroi se qeveritë në Kosovë, duke përfshirë edhe ekzekutivin aktual të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, nuk kanë bërë progres të mjaftueshëm në zhvillimin e Kosovës, derisa dhjetëra mijëra qytetarë, kryesisht të rinj të papunë e profesionistë të dëshpëruar, janë duke braktisur atdheun e tyre.

“Fatkeqësisht, qeveritë e njëpasnjëshme në Kosovë, duke përfshirë edhe aktualen të drejtuar nga Kurti, kanë bërë përparim të kufizuar në zhvillimin e kombit. Në vend që të nxisin rritjen, për 25 vitet e fundit, politikanët e të gjitha shtresave politike në Kosovë kanë grumbulluar pasuri, duke lënë shumicën e popullsisë pa shpresë, gjë që çon në një ikje të trurit”.

“Shqiptarët e Kosovës janë më pro-amerikanët. Ata tani kanë një mundësi historike për t’u fokusuar në zhvillim, për të eliminuar korrupsionin dhe për të punuar ngushtë me aleatët perëndimorë që ofrojnë një rrugë drejt prosperitetit, rritjes dhe një të ardhmeje premtuese, veçanërisht për të rinjtë”, shtoi ndër të tjera profesori amerikan në 25 vjetorin e çlirimit.

Ben-Meir komentoi edhe mundësinë e rikthimit të idenë së së vjetër të shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë. Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) nuk janë në gjendje të detyrojë në mënyrë të njëanshme Kosovën dhe Serbinë të shkëmbejnë territore, veçanërisht për shkak se kjo çështje nuk paraqet kërcënim për sigurinë amerikane.

Bashkimi Evropian (BE), shtoi ndër të tjera profesori amerikan, gjithashtu është kategorikisht kundër çdo lloj ripërcaktimi të kufijve përgjatë vijave etnike në cilindo nga shtetet që kërkojnë të anëtarësohen në BE.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT