8.3 C
Mitrovice
E mërkurë, 28 Janar, 2026
spot_img

Profesionistë të vërtetë: Mjekët e Spitalit të Mitrovicës i shpëtojnë jetën një gruaje me problem të rrallë e në prag të vdekjes

Mjekët e Spitalit “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë i kanë shpëtuar jetën një gruaje 37 vjeçare me shenja minimale të jetës, shkruan Mitrovica SOT

Spitali tha se bëhet fjalë për një grua me shtatëzëni ektopike, rast i rrallë shtatëzënie që paraqitet në vetëm 2 deri në 4% të grave shtatëzëna.

Shtatëzënia ektopike i referohet shtatëzënisë ku fetusi ngecë jashtë mitrës dhe mund të shkaktojë komplikime që rrezikojnë jetën e personit.

Postimi:

I shpëtohet jeta një 37-vjeçareje që ishte në rrezik jete

Një rast i rrallë është paraqitur në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë. Pacientja B. SH. (1988) është pranuar në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, me parametra vitalë minimalë, vetëdije të çrregulluar dhe shenja të theksuara të shokut hemorragjik (humbje e madhe e gjakut).

Pas vlerësimit të menjëhershëm klinik nga stafi i Shërbimit Emergjent, si dhe pas ekzaminimeve laboratorike dhe ultrasonografike, u diagnostikua një shtatzëni ektopine cornuale, një rast i rrallë (2–4% e shtatzënive jashtë mitrës), e shoqëruar me gjakderdhje masive dhe rrezik të lartë për jetën e pacientes.

Falë reagimit të shpejtë, profesional dhe të koordinuar të stafit të Shërbimit Emergjent, në bashkëpunim me ekipin kujdestar të Repartit të Kirurgjisë, Gjinekologjisë dhe Anestezionit, si dhe shërbimeve mbështetëse, u mor vendimi jetik për kryerjen e një laparotomie urgjente, e cila u realizua me sukses. Ndërhyrja në kohë rezultoi vendimtare për shpëtimin e jetës së pacientes.

Stafi kujdestar përbëhej nga: Dr. Mirejete Binakaj, specialiste e emergjencës; infermierët Valdete Maliqi, Saranda Rexha, Basri Grepi dhe Musa Peci;specialistët e gjnekologjisë, Dr. Arben Hajrizi, Dr. Vjollca Çitaku, Dr. Lindita Uka-Musaj, specialiste e kirurgjisë, anesteziologu kujdestar, Dr. Arber Bardhaj; teknikët e anestezionit Musa Kurti dhe Selvet Haziri, si dhe instrumentaret Nurgji Çuni dhe Liridona Peci.

Ky rast i reagimit të shpejtë dhe i shpëtimit të jetës përbën një shembull të shkëlqyer të përkushtimit profesional, reagimit emergjent dhe bashkëpunimit multidisiplinar, duke dëshmuar gatishmërinë dhe kapacitetin e stafit për menaxhimin e rasteve më të rënda dhe më komplekse, në shërbim të jetës.

P.S.
Fotografia nga operacionet e mëhershme në sallën e Gjinekologjisë!

TË FUNDIT

TË FUNDIT