17.7 C
Mitrovice
E martë, 23 Qershor, 2026
spot_img
spot_img

Profesionalizmi i mjekëve mitrovicas, kirurgët e Spitalit të Mitrovicës realizojnë intervenim kompleks kirurgjik

Kirurgët e Spitalit të Mitrovicës kanë realizuar me sukses një ndërhyrje komplekse kirurgjike, shkruan Mitrovica SOT

Ata kryen ndërhyrje te një pacient me një masë tumorale me përmasa të mëdha në regjionin e gjoksit dhe barkut.

“Tumori kishte një shtrirje mjaft invazive, nga këndi i poshtëm i sqetullës së majtë (axilla), deri te pjesa e sipërme e kockës së legenit në anën e majtë (crista iliaca anterior superior).

Ky operacion sfidues u krye me profesionalizëm nga ekipi i mjekëve: ​Specialistët e kirurgjisë: Dr. Ilir Hajzeri, Dr. Muhamet Musa dhe Dr. Albert Miftari. ​Anesteziologët: Dr. Fatmir Ujkani dhe Dr. Arbër Bardhaj”, shkroi spitali.

Postimi:

Një intervenim kompleks kirurgjik është realizuar me sukses në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë.
Operacioni u krye te pacienti R.D. (i lindur më 1957, nga Mitrovica), i cili vuante nga një masë tumorale me përmasa të konsiderueshme.

Ndërhyrja u realizua nga mjekët e Repartit të Kirurgjisë, në bashkëpunim me ekipin e Anesteziologjisë.

Pacienti u diagnostikua me Liposarcoma permagna regio thoraco-abdominalis (pars lumbalis) l.sin (Tumor malinj i indit dhjamor me përmasa shumë të mëdha në regjionin e gjoksit dhe barkut, konkretisht në pjesën e mesit, në anën e majtë).

​Tumori kishte një shtrirje mjaft invazive, nga këndi i poshtëm i sqetullës së majtë (axilla), deri te pjesa e sipërme e kockës së legenit në anën e majtë (crista iliaca anterior superior).

Ky operacion sfidues u krye me profesionalizëm nga ekipi i mjekëve: ​Specialistët e kirurgjisë: Dr. Ilir Hajzeri, Dr. Muhamet Musa dhe Dr. Albert Miftari. ​Anesteziologët: Dr. Fatmir Ujkani dhe Dr. Arbër Bardhaj.
​Instrumentaret: Medina Pllana dhe Fidane Brahimi Sejdiu, si dhe tekniku i anesteziologjisë Petrit Boja.

Tumoret e këtyre përmasave kërkojnë saktësi të lartë kirurgjike për shkak të afërsisë me organet vitale dhe strukturat vaskulare (enët e gjakut).

Pas përfundimit me sukses të procedurës, monitorimit dhe kujdesit për disa ditë, pacienti është lëshuar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.

TË FUNDIT

TË FUNDIT