spot_img
spot_img

“Probleme familjare, kërkesë për divorc” – Zbulohen dyshimet e para për vrasjen e dyfishtë: Burri dyshohet se vrau gruan dhe mikun

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në fshatin Livoq të Gjilanit, ku dyshohet se një person ka vrarë gruan dhe një person tjetër, mik të tij, si dhe ka plagosur tre persona të tjerë.

Sipas burimeve të IndeksOnline, dyshimet e para janë se ngjarja mund të ketë ndodhur pas problemeve familjare dhe kërkesës për divorc. Megjithatë, këto informacione ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.

Sipas informacioneve fillestare të raportuara nga ky medium, viktima dyshohet se është nga familja Bogujevci, nga fshati Livoq, ndërsa i dyshuari për kryerjen e vrasjeve dyshohet se është nga familja Ramushi, nga fshati Llashticë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT