11.4 C
Mitrovice
E diel, 9 Mars, 2025
spot_imgspot_img

Prive: Shpend Ahmeti ndahet nga gruaja

Siç raporton sot Prive, ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe bashkëshortja e tij, Aridana, kanë kaluar një krizë të thellë martesore, e cila duket se ka çuar në ndarjen e tyre.

Thuhet se çifti nuk është më bashkë dhe se prej më shumë se një viti ata nuk jetojnë më në të njëjtën shtëpi.

Ndryshe nga shumë ndarje të tjera të figurave publike, të cilat shoqërohen me polemika dhe drama mediatike, raportohet se ndarja e tyre ka ndodhur në mënyrë të qetë dhe të civilizuar, thotë Prive.

Megjithatë, ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga Ahmeti apo bashkëshortja e tij për të konfirmuar ose mohuar këto raportime.

Pas përfundimit të mandatit të tij si kryetar i Prishtinës, Shpend Ahmeti është tërhequr nga vëmendja publike.

Ai ka zgjedhur të jetë më pak aktiv në rrjetet sociale dhe të japë intervista vetëm në raste të rralla, duke ruajtur një profil të ulët në jetën publike.

Kjo situatë ka ngritur shumë pikëpyetje mes ndjekësve të tij, të cilët kanë vërejtur një distancim të dukshëm të Ahmetit nga jeta e tij private dhe nga daljet e tij publike.

Për momentin, mbetet të shihet nëse ai do të vendosë të komentojë mbi këto raportime dhe të japë një sqarim mbi gjendjen e tij aktuale familjare.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT