12.1 C
Mitrovice
E mërkurë, 24 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Pritjes i vjen fundi sot: Arbër Zeneli rikthehet në fushë pas një kohe të gjatë

Tani më është konfirmuar rikthimi i Arbër Zenelit pasi që ka munguar që një kohë të gjatë për shkak të lëndimit.

E së fundmi që ai do të luajë e ka konfirmuar edhe trajneri i rezervistëve te Reims, Franck Chalençon. Chalençon ka thënë që Arbëri nuk do të luaj më shumë se një pjesë të lojës për shkak që ende është në procesin e shërimit.

“Arbëri nuk do të luaj më shumë se një pjesë të lojës. Në procesin e shërimit, gjithmonë duhet të shkosh ngadalë’”, ka thënë ai. Zeneli sot pritet të luaj në disa minuta në ndeshjen kundër Schiltigheim kurse rikthimi i tij është një lajm mjaftë i mirë edhe për Kosovën për ndeshjen e marsit kundër Maqedonisë.

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT