15.6 C
Mitrovice
E diel, 27 Prill, 2025
spot_imgspot_img

Prishtina akuzon gjyqtarët për humbjen nga Trepça

Klubi i basketbollit Sigal Prishtina i ka akuzuar gjyqtarët e ndeshjes për “vjedhje” të fitores ndaj Trepçës.

Trepça të shtunën mbrëma bëri hap të madh drejt finales së plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll pasi e mposhti Prishtinën në serinë e tretë gjysmëfinale të plejofit me rezultatin 67:61. Trepça udhëheq 2:1 në seri. Ndeshja e ardhshme luhet të mërkurën në kryeqytet.

“Lojtarët ma meritorë për fitore me vjedhje klasike. Hajni e paparë deri sot në basketbollin e Kosovës. Historia po përsëritet, hajnia po vazhdon, veç protagonistit dhe emrat po ndërrohen. Zurapovic nga Bosnja, për të dytën herë me radhë te shoku i tij në Mitrovicë. Me siguri rastësi”, shkruhet në njoftimin e Prishtinës në faqen zyrtare në Facebook.

Sigal Prishtina që po e kërkon titullin e kampionit të parin prej vitit 2019, në çerekfinale e eliminoi Vëllaznimin 2:1. Stinorin e rregullt e kishte mbyllur në vendin e tretë. Ndërkohë, Trepça e kishte mbyllur stinorin e rregullt në pozitën e dytë dhe e nisi garën e plejofit nga gjysmëfinalja./koha.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT