26.6 C
Mitrovice
E martë, 26 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Prishje në stacionin e pompave, Mitrovica mbetet pa ujë të pijes

Kompania Rajonale Ujesjellesi “Mitrovica” ka njoftuar se për shkak të një defekti në pjesën elektrike në stacionin e pompave në Lushtë, është ndërprerë prodhimi përkohësisht.

Sipas njoftimit, kjo është arsyeja e mungesës së ujit të pijes në Mitrovicë.

“Si pasojë e një defekti në pjesën elektrike në stacionin e pompave në Lushtë, është ndërprerë prodhimi përkohësisht. Kjo është arsyeja e mungesës së ujit të pijes në Mitrovicë. Ekipet janë duke punuar në sanimin e defektit dhe presim që i njëjti të sanohet shpejt dhe furnizimi me ujë të rikthehet. Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!”, thuhet në njoftim.

TË FUNDIT

TË FUNDIT