Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, tash e dy javë po sillen nga Mitrovica pacientët me gjendje të rëndë shëndetësore për intervenim.
Spitali i qytetit nuk po mund t’i trajtojë ata në mungesë të një gjeneratori. E ndalja e rrymës gjatë operimit për shëndetligët do të ishte fatale.