7.7 C
Mitrovice
E mërkurë, 10 Dhjetor, 2025
spot_img

Prindoni ftohet nga Melania Trump në takimin e Zonjave të Para në Shtëpinë e Bardhë

Presidenca ka njoftuar se Zotëria i Parë i Kosovës, Prindon Sadriu, ka pranuar ftesë zyrtare nga Zonja e Parë e SHBA, Melania Trump, për të marrë pjesë në samitin ndërkombëtar që do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë në muajin mars.

Në njoftim theksohet se samiti do t’i dedikohet iniciativës së Zonjës së Parë Melania Trup “Fostering the Future Together”, të cilës Kosova iu bashkua në shtator 2025.

“Kjo nismë globale e Shtëpisë së Bardhë do të vërë në dispozicion teknologji të avancuara, përfshirë inteligjencën artificiale, për të mbështetur fëmijët, prindërit, si dhe edukatorët, duke siguruar njëkohësisht mbrojtjen e të rinjve nga rreziqet online. Kompanitë më të mëdha botërore të teknologjisë janë zotuar t’i ofrojnë këto mjete pa kosto ose me kosto shumë të ulët për Kosovën dhe vendet e tjera pjesëmarrëse”.

Mes tjerash, Presidenca potencon se iniciativa e Zonjës së Parë Trump lidhet edhe me prioritetet e Presidentes Osmani për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve nga rreziqet digjitale si dhe zhvillimin e sektorit të teknologjisë informative në përputhje me interesat e fëmijëve. Presidenca e Kosovës do të kontribuojë me angazhim konkret në mbështetjen e kësaj iniciative, nëpërmjet planeve që tashmë i janë prezantuar Administratës së Presidentit Trump.

“Pjesëmarrja e Kosovës në këtë samit nënvizon angazhimin tonë në fuqizimin e aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të avancuar mirëqenien dhe zhvillimin e gjeneratës së re, si dhe për të forcuar më tej partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet më tej në njoftim

TË FUNDIT

TË FUNDIT