18.2 C
Mitrovice
E mërkurë, 24 Qershor, 2026
spot_img
spot_img

Prindi kërkon ndihmë për shërimin e vajzës 2 vjeçare, e diagnostifikuar me sëmundje të rëndë

Një prind me emrin Berat Ajeti, së bashku me bashkëshorten e tij po kërkojnë ndihmën e qytetarëve për shërimin e vajzës 2 vjeçare.

Vajza e tyre është diagnostifikuar me sëmundjen e tumorit në pjesën e legenit/këllqeve, shkruan Jepi zë.

Operimi i 2 vjeçares kushton afër 84 mijë euro, shumë e papërballueshme për çiftin Ajeti, andaj kërkojnë ndihmën e qytetarëve.


Postimi i plotë nga prindi i vajzës:

Të dashur familjar, miq e kolegë kerkojë ndihmën tuaj për shërimin e vajzës sime 2 vjeçe e cila u diagnostifikuar me smundjen e tumorit në pjesën e legenit/kellqeve. Dhe operacioni po është e pamundur në spitalet e Kosovës ose i rajonit përveç ne Turçi.

Në spitalin ‘Memorial’ në Stamboll ka ofruar një zgjidhje, por për këtë kërkon 83.650 euro.
Ministria ka premtuar se do mbuloj shpenzimet me 30.000 . Pjesa tjetër na përket neve dhe është shumë e papërballueshme.

Ju lutem na ndihmoni me aq sa keni mundësi.
Më posht i keni dokumentacionet nga spitali dhe të dhënat e mija.
Zoti ju shperbleft e ju ruajt familjet e juaja.

TË FUNDIT

TË FUNDIT