-1 C
Mitrovice
E martë, 26 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Prindërit iu ndanë: Kështu po vazhdon jetën vajza e Mozzik dhe Loredana

Lajmi për ndarjen e çiftit Loredana dhe Mozik, ka bërë bujë në rrjetët sociale dhe media rozë, transmeton Gazeta Meto.


Pas ndarjes nga Mozzik, Loredana është duke u përpjekur në maksimum që të jetë një nënë e kujdesshme për vogëlushen Hana, ku shpesh në rrjete sociale ndanë fotografi dhe video ku shfaqet pranë saj dhe kohët e fundit janë bërë të pandara.

Loredana e merr vajzën pas kudo, madje edhe në studio teksa bën regjistrimet për projektet e saj të reja.

Hana ndodhet pranë së ëmës edhe në orët e vona të natës dhe për Loredanën duket se kjo është zgjidhja më e mirë.

Pas ndarjes nga Mozzik ajo tha se është një nënë beqare dhe e vetmja gjë e rëndësishme që ka është Hana. Më herët vogëlushja kalonte shumë kohë edhe me babain e saj, por për shkak të ndarjes së prindërve ajo kalon më shumë kohë me të ëmën.

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT