Pastori Ezekiel Ndikumana i Kishës Light Mission Pentecostal në qytetin Nashville në shtetin e Tennessee të SHBA sulmoi dhe rrëzoi një person të armatosur në momentin e fundit në meshën e të dielës.
I dyshuari Dezire Baganda 26 vjeç ka qëndruar i qetë përreth tre orë në kishë para se të nxirrte armën. Në xhirimin e kamerave të sigurisë shihet si pastori i turret nga prapa dhe e përplas në dysheme pastaj me ndihmën e famullitarëve e çarmatosin.
Ndikumana që nuk flet anglisht pasi është një refugjat nga Burundi tha se u brengos që i dyshuari mund të plagoste famullitarët e tij.
“Gjëja e parë që më shkoi në mend ishte se mund të vriste njerëzit. Ai po qëndronte para të gjithëve aty. Na ruajti zoti” tha pastori Ndikumana.
Sulmi i parandaluar u xhirua në kamera të sigurisë së kishës dhe shihet si pastori shtiret se po del nga kisha dhe i del prapa të dyshuarit Baganda para se t’i turret dhe ta rrëzojë.
I dyshuari nuk ishte pjesë e famullisë por shkonte në shërbesa edhe më parë kishte shkaktuar telashe në disa prej predikimeve. Ai të dielën qëndroi i heshtur për rreth tre orë para incidentit.
Baganda është arrestuar dhe akuzuar për sulm fizik mes 15 pika të akuzës dhe i është caktuar kaucion për mbrojtje në liri./gazetametro.net




