Tabloidi i madh sportiv Goal.com i ka kushtuar një postim të madh sulmuesit kosovar, Milot Rashicës.
Dihet që Rashica në vikendin e kaluar shënoj një super gol ndaj Bayernit, edhe pse skuadra e tij u mposht nga “Bavarezët” me shifra të thella 6 me 1.
Goal.com e ka ripostuar edhe njëherë golin e Rashicës, duke shkruar “Jerome Boateng nuk do t’a shoh përsëri këtë, çfarë goli nga Milot Rashica”, transmeton Gazeta Blic.
Super ylli i Kosovës është shumë i kërkuar nga disa skuadra të forta evropiane, ku edhe vlera e tij në treg ka shkuar plotë 35 milionë euro.
Me ndeshjet dhe golat e tij tê vazhdueshme ai është bërë top lajm në Bundesliga, edhe pse ishte i lënduar për një kohë ai menjëherë në rikthimin e tij nik e pati problem t’a gjejë disa herë rrugën e portës./GazetaBlic.