5.3 C
Mitrovice
E premte, 20 Shkurt, 2026

Presidentja Vjosa Osmani pritet në takim nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Marko Rubio

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryediplomatin amerikan, Marco Rubio, në Departamentin amerikan të Shtetit.

Osmani tha se me sekretarin amerikan të Shtetit ka diskutuar për mundësitë e forcimit të aleancës mes dy vendeve si dhe “hapat konkretë në këtë drejtim që kanë rëndësi jetike për popullin tonë”.

“Në veçanti, e falënderova për përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes, për mbështetjen vendimtare amerikane për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, si dhe për prezencën ushtarake amerikane në Kosovë si prezencë kyç për paqen e stabilitetin në rajon. Diskutuam për rëndësinë e madhe të anëtarësimit të Kosovës në NATO, si dhe për hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit në ekonomi e mbrojtje, si pjesë e partneritetit tonë strategjik”, tha Osmani përmes një postimi në Facebook.

TË FUNDIT

TË FUNDIT