spot_img
spot_img

Presidentja reagon pas vrasjes së dyfishtë në Gjilan: Asnjë rrethanë nuk mund ta justifikojë marrjen e jetës së njeriut

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave pas vrasjes së rëndë që ndodhi sot në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit, ku mbetën të vrarë dy persona, ndërsa një person tjetër u plagos nga të shtënat me armë zjarri.

Në reagimin e saj, Shiroka Pula ka shprehur dhimbjen për rastin, duke u dëshiruar shërim të shpejtë të plagosurve dhe duke kërkuar që organet e drejtësisë t’i hetojnë të gjitha rrethanat e ngjarjes.

“Asnjëa rrethanë nuk mund ta justifikojë marrjen e jetës së njeriut”, ka deklaruar presidentja.

Ajo ka theksuar gjithashtu se askush nuk ka të drejtë t’i ekspozojë gratë ndaj rrezikut, dhunës apo vuajtjes.

Presidentja ka ftuar organet e drejtësisë që ta hetojnë rastin me përkushtim të plotë, të zbardhin të gjitha rrethanat dhe autorët t’i sjellin para drejtësisë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT