17.9 C
Mitrovice
E diel, 8 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Presidentja Osmani politikania më e pëlqyer në Kosovë, e pason kryeparlamentari Konjufca e pastaj kryeministri Kurti

Sot Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë publikoi edicionin e 26-të të Përmbledhjes të Pulsit Publik.

Qytetarët të cilët u janë përgjigjur pyetësorëve të kësaj organizate janë shprehur rreth asaj se sa janë të kënaqur me punën e institucioneve qendrore, kryeministrit, presidentes e kryeparlamentarit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sipas kësaj matje është politikania me pëlqyshmërinë më të madhe që kap shifrën 69%, duke lënë kështu mbrapa kryeministrin Albin Kurti dhe kryekuvendarin Glauk Konjufca.

Sa i përket kënaqshmërisë me punën e Kuvendit të Kosovës, 52.10 % të qytetarëve janë përgjigjur se janë të kënaqur, ndërsa kënaqshmëria me kryetarin Glauk Konjufca shkon në 64.4 %

Me punën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtin, kanë deklaruar se janë të kënaqur 58.3 %, ndërsa me punën e kabinetit ekzekutiv 53.3 %

Krahasuar me vitin 2023, të tre politikanët kanë rritje në përqindje./Reporteri.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT