4.2 C
Mitrovice
E diel, 2 Shkurt, 2025
spot_imgspot_img

Presidentja Osmani po vazhdon trajtimin në spital pas operacionit, mësohet gjendja e saj shëndetësore

Presidentja Vjosa Osmani i është nënshtruar një operacioni “për heqjen e tëmthit”, në një nga klinikat private në Kosovë.

Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se operacioni ka kaluar me sukses dhe se gjendja e saj shëndetësore është e mirë.


Ajo po vazhdon të qëndrojë në spital për trajtim të mëtejmë.

Osmani iu nënshtrua intervenimit kirurgjik të mërkurën dhe deri në rikthimin e saj, kompetencat ia barti kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

Reagime të shumta kanë ardhur rreth vendimit të presidentes Osmani për t’u operuar në ordinancë private, në vend të QKUK’së. Ajo është akuzuar për nënçmim dhe mosbesim ndaj sistemit publik shëndetësor. /Reporteri.net/.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT