9.2 C
Mitrovice
E mërkurë, 2 Prill, 2025
spot_imgspot_img

Presidentja e cakton datën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka caktuar seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës më 15 prill 2025.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në përputhje me autorizimet kushtetuese dhe afatet ligjore, ka thirrur mbledhjen e parë të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës për datën 15 prill 2025″, thuhet në njoftim.

Me publikimin e datës së seancës hapet rruga drejt krijimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Para disa ditësh, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka certifikuar rezultatet.

Bazuar në këto rezultate, prin Lëvizja Vetëvendosje, duke marrë mbi 390 mijë vota apo 42.30 për qind, dhe do t’i ketë 48 deputetë.

E dyta ka dalë Partia Demokratike e Kosovës, me mbi 190 mijë vota apo 20.95 për qind me 24 deputetë, e pasur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me mbi 170 mijë vota, 18.27 për qind e në Kuvendin e Kosovës do të përfaqësohet nga 20 deputetë.

Në vendin e katërt është koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, i cili ka marrë mbi 66 mijë vota apo 7.06 për qind dhe në parlament do t’i ketë tetë ulëse.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT