Presidenti në ardhje i SHBA-së, Donald Trump, ka zgjedhur për ambasador të ri në NATO zotin Matthew Whitaker, ish-zyrtarin e administratës së kaluar i cili erdhi për fushatë zgjedhore edhe në Kosovë.
Trump e cilësoi Whitaker-in si “patriot të fortë e besnik, i cili do të sigurojë që interesat e SHBA-së do të mbrohen dhe avancohen”, raporton Fox News.
Ambasadori i ri i SHBA-së në NATO kishte qenë në Kosovë në tetor të vitit 2019, në prag të zgjedhjeve parlamentare. Whitaker kishte ardhur për të përkrahur ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, për kryeministër.
“Mendoj që Kadri Veseli jo vetëm që është një patriot i Kosovës, që ka ndihmuar gjatë kohës së pavarësisë, por është një udhëheqës që i bashkon njerëzit dhe e përmbush agjendën”, kishte thënë ai para pesë vitesh.
Whitaker kishte shërbyer edhe si Prokuror i Përgjithshëm për një kohë të shkurtër gjatë administratës së parë të Presidentit Trump./gazetametro.net