-1.6 C
Mitrovice
E martë, 30 Dhjetor, 2025
spot_img

Presidenti Thaçi dekreton rishikimin e buxhetit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka dekretuar menjëherë ligjin për rishikimin e buxhetit në mënyrë që sa më shpejtë të kryhen pagesat e mbetura për qytetarët dhe bizneset, shkruan Gazeta Metro.

Thaçi ka shkruar në Facebook se ka dekretuar Ligjin për Buxhetin dhe plotësim-ndryshimin e tij të cilin e ka pranuar dje nga Kuvendi i Kosovës. “Sapo dekretova Ligjin për Buxhetin dhe plotësim/ndryshimet e tij, të cilin e kam pranuar dje pasdite. E bëra dekretimin e menjëhershëm që sa më parë të kryhen pagesat për qytetarët tanë dhe të zbuten pasojat e pandemisë”, shkroi Thaçi.

Për ata që patën kundërshti në lidhje me rishikimin e buxhetit që erdhën Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës, Thaçi tha se i kupton shqetësimet por dekretimi ishte domosdoshmëri urgjente.//gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT