Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic, është takuar me Papa Leonin, të cilin e ka ftuar për vizitë. Pasi u pyet nga gazetarët nëse kanë diskutuar për Kosovën, Milanovic tha se Vatikani “është shumë konservator në këto çështje”.
Ai u takua edhe me sekretarin e Vatikanit, Pietro Parolin, por Milanovic tha se nuk mund të japë detaje.
“Kjo tregon se shtetet veprojnë në interesin e tyre, gjë që nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe, për sa kohë që nuk janë keqdashëse ose pushtuese”, tha Milanovic, duke shtuar se ai mbështet njohjen e Kosovës kudo që të mundet.
“Unë nuk e bëj këtë për të inatosur Serbinë ose serbët, është thjesht çështje realiteti”, tha ai./gazetaexpress






