Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, nëpërmjet një postimi në Facebook ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe nga presidenti serb Aleksandër Vucic të deeskalojnë situatën dhe të tërhiqen mbrapa nga tensionet në veri.
Michel ka thënë se po qëndron në kontakte të ngushta me kreun e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrel dhe i ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë ta qetësojnë situatën.
Gjithashtu Michel ka bërë thirrje që të tërhiqen trupat e Forcave Speciale të policisë së Kosovës dhe barrikadat nga pikat kufitare 1 dhe 31 në Jarinjë dhe Bërnjak.
“Në kontakt të ngushtë me Josep Borrell. Koha që Serbia dhe Kosova, Aleksander Vucic dhe Albin Kurti të tërhiqen mbrapa dhe të deeskalojnë situatën, përfshirë edhe tërheqjen e Forcave Speciale dhe barrikadave dhe të vazhdojnë negociatatet sipas propozimeve të Emisarit të Lartë të BE’së Miroslav Lajcak”, ka shkruar Michel.
In close contact with @JosepBorrellF
Time for both Serbia and Kosovo @avucic and @albinkurti to step back and to deescalate including withdrawal of Special Police Units and barricades and to continue negotiations on the proposal of EUSR @MiroslavLajcak
— Charles Michel (@eucopresident) September 25, 2021




