13.4 C
Mitrovice
E shtunë, 21 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Premtimi i Abdixhikut: Fëmijët e porsalindur do t’i kenë falas pelenat dhe qumështin për 1 vit

Pelenat dhe qumështin për fëmijët e porsalindur, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku thotë se nëse e fiton pushtetin, të dyja këto elemente bazike do t’i bëjnë falas për 12 muajt e parë pas lindjes.

Abdixhiku, me profesion ekonomist, thotë se plan-programin e tyre qeverisës kanë planifikuar 25 milionë euro për subvencionimin e gjërave ushqimore dhe higjienike për fëmijë. Ndërsa, premton se do të ndajnë nga 5 mijë euro për fëmijën e tretë.

Kreu i LDK-së këto premtime i dha në emisionin “KallxoPërnime”, teksa shpërfaqi disa nga premtimet e tij që kanë të bëjnë me mirëqenien e qytetarëve.

Ndërsa shtesat që i ka vendosur kryeministri i tanishëm Albin Kurti tha se nuk do t’i heq ‘por janë të pamjafteshme’.

“Prindërit mos me pas gajlen a ka pampersa edhe a ka qumësht për beben e vet”– tha Abdixhiku më 21.09.2024.

Ndër të tjera, kandidati për shef të ekzekutivit tha se nëse vijnë në pushtet, do të heqin TVSH-në për produktet e shportës bazike, pra për miell, bukë, vaj, kripë, sheqer e qumësht në javën e parë të qeverisjes.

Sipas tij, 60 përqind të rrogës në një familje shkon në fillim të muajit shkon për çështje ushqimore. Ai akuzoi se Qeveria, kanë marrë tatime prej rritjes së çmimeve.

Madje, Abdixhiku, kërkoi që të mbahet për fjale që edhe brenda javës së parë do të rrisin edhe koeficientin për shërbyesit publikë në 150 euro.Ai tha se për te adresuar këto çështje aq me rëndësi për qytetarët do të themelojnë ministrinë e familjes dhe të mirëqenies./kallxo.com

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT