Ish-kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Genc Prelvukaj në emisionin Reel Talk me Mirenën ka folur për problemet kryesore të kreut të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurtit.
Prelvukaj ka thënë se Kurti nuk mundet të krahasohet me Thaçin, Veselin e Haradinaj ku sipas tij këta të fundit ”janë personalitet historike”.
“Problemi kryesor i kreut qeverisë është që nuk e kupton ata që i ka sulmuar janë personalite historike. Dhe ky është personalitet politik. Derisa njerëzit si Hashim Thaçi, Kadri Veseli por edhe Ramush Haradinaj janë personalite historike nuk konkuron dotë me ta në kuptimin historik dhe këtu mendoj që e ka ngatërresen kryesore. Për këtë arsye ndoshta janë sulmuar kanë provuar me njëllos narrativen e tyre etj. Nuk fitohen kreditët politike në atë mënyrë e as kreditë historike.Duhet me u pajtuar secili prej nesh pavarësishtë. Unë nesër ku do që do të jem në politik jam për me kryer detyrën time dhe nuk mundem me u fakturizu në mënyrë të barabartë apo astë përafërtë me atë njerëz që kanë kontribuar për clirimin e vendit”, tha ai.
Prelvukaj ka thënë se në kontekstin historik kjo qeveri mundet me u përmend vetëm si një Qeveri që ka drejtuar vendin për një periudhë të caktuar kohore.
Prelvukaj ka akuzuar ekzekutivin që për 4 vite nuk ka arritur të siguroj asnjë njohje Kosovës.
“Eshtë qeveria e parë që nuk ka arritur të siguroj asnjë njohje”, ka thënë ai./Periskopi/