7.7 C
Mitrovice
E enjte, 19 Shkurt, 2026

Prej 173 mostrave të testuar jashtë vendit, 99.83% janë me variantin delta

Pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus, Ministria e Shëndetësisë ka propozuar masat e reja që pritet të miratohen nga Qeveria e Kosovës, në mënyrë që ato të jenë në fuqi nga data 20 gusht.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar pesë raste të humbjes së jetës dhe 1765 raste të reja, gjë e cila ka alarmuar institucionet e shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka zhvilluar një takim me krerët e institucioneve shëndetësore dhe hisedarët në zbatimin e masave kundërCOVID-19, ku është diskutuar mbi gjendjen e krijuar.



Në një konferencë për media, ishte vetë ministri Vitia ai i cili ka bërë të ditur masat e reja që do t’i propozohen qeverisë.

“Prej 173 mostrave të testuar jashtë vendit, në rezultatet që na kanë ardhur 171 prej tyre apo 99.83 për qind e tyre kanë qenë me përhapje nga varianti delta. Me përhapje delta me përhapje katër herë më të shpejtë se varianti alfa. Kjo e bën situatën epidemiologjike në vendin tonë shumë serioze dhe konfirmon atë që është thënë më herët se përhapja e variantit delta është e lartë dhe nuk përjashton asnjë grup-moshë dhe pasoja me humbje jete për qytetarët… 2:40 Prandaj pas konsultimeve me institucionet shëndetësore, ekspertët e fushës, ne qysh nesër do t’i propozojmë qeverisë që të vendosë për masa kufizuese që do të prekin disa sektorë të jetës sonë ekonomike sociale, por që janë të domosdoshme.

Do të propozojmë që të mbyllen për një kohë klubet e natës, të reduktohet orari dhe aktivitetit i gastronomisë, përderisa do të propozojmë një zgjidhje për kufizime të reja edhe për dasma, për shkak të rezervimeve të mëhershme që kanë bërë qytetarët. Arsyet se është shpërndarja më e madhe po vjen nga grumbullimet e mëdha nga ambiente të mbyllura dhe mos respektimi i masave në fuqi”, tha Vitia.

Ai tha se SHSUK dhe spitalet janë të përgatitura për çdo fluks eventual në të ardhmen dhe se do të ketë edhe shtim të stafit.

“Pas kërkesës sonë, kemi marrë miratimin nga Ministria e Financave për rritjen e resurseve në spitalet tona dhe do të rekrutojmë 1 mijë punëtorë shëndetësorë, prej të cilave shumicën në SHSUS, IKSHPK, në inspektim,, mbikëqyrje, dhe pjesa tjetër në kujdesin parësor shëndetësor. Ndërkohë do të shumë para procesin e vaksinimit, i cili këtyre ditëve përbën një lajm të mirë për shëndetin tonë. Ditën e djeshme janë administruar rreth 22 mijë doza kundre COVID-19 dhe për kokë banori Kosova po realizon numrin më të madh të dozave të administruara në rajon. Edhe sot trendi është i mirë dhe presim që deri në fund të orarit të kemi rreth 20 mijë doza ose jo më shumë. Deri më tash Kosova ka administruar mbi 620 mijë vaksina kundër COVID-19”, ka thënë Vitia.

Ai ka thënë se është shtuar kapacitetet e vaksinimit në Prishtinë dhe në qendrat tjera në nivel vendi dhe se nga kjo javë qendrat e vaksinimit do të punojnë edhe ditën e shtunë, si dhe do të shtohen termine të reja.



Për më tepër, ministri Vitia kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve dhe të bizneseve për masat e reja, për të cilat tha se janë në interesin e përbashkët dhe se këto masa do të vlejnë deri më 1 shtator, dhe në bazë të situatës mund të lehtësohen apo edhe të fuqizohen në rast të përkeqësimit të gjendjes në terren.

I pyetur nëse do të zbatojë masat antiCOVID-19 gjatë fushatës për zgjedhjet komunale, duke pasur parasysh se ai është edhe kandidat për kryetar të Prishtinës dhe nëse do të jep dorëheqje, Vitia nuk ka përmendur një gjë të tillë, duke thënë se të gjithë ata që shkelin masat do të dënohen sipas ligjeve në fuqi.

“Të gjitha masat që do të propozohen dhe shpresoj të miratohen nga qeveria e Kosovës, do të zbatohen. Për këtë kemi pasur bisedime edhe me ministrin Sveçla, që të shtojnë nivelin e zbatimit të masave dhe secili subjekt dhe person që nuk i respekton, do të dënohen sipas ligjeve në fuqi”, tha Vitia.

I pyetur nëse masat e reja janë më të buta në krahasim me numrin e rasteve aktuale në Kosovë, ministri Vitia tha se kjo bëhet për të ruajtur shëndetin publik, ekonominë e vendit dhe çdo masë që merret, ato janë mirë të analizuara dhe të evidentuara në fakte nga ekspertët dhe rekomandimet e tyre.

Ndërsa Naser Ramadani nga IKSHPK ka bërë të ditur se prania e variantit delta në Kosovë është shqetësuese andaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të aplikojnë për vaksinim si mënyra e vetme për ta luftuar këtë sëmundje të rrezikshme.

“Situata paraqet rritje masive me variantin delta me prani 98.3 për qind në Kosovë. Është si një virus i ri dhe përhapja e tij tregon për rritje rapide të rasteve sidomos në vende të mbyllura. Ky virus po i përfshin edhe fëmijët…Metoda më mirë mbetet vaksinimi, Kosova ka vaksina mjaft dhe Kosova ka vaksina të certifikuara nga EMA dhe do të jepen me efikasitet dhe asnjëherë në Kosovë që të jepen një numër kaq i madh vaksinash dhe për një interval kohor do të arrijmë një barrierë që të qytetarët të mbrohen nga varianti delta…

Vaksina është e pastër dhe e mbrojtur nga COVID-19. Këto vaksina kanë siguri në siguri dhe cilësi që plotësojnë standardin evropian dhe amerikan. Nëse nuk vaksinoheni do të rriten rastet e reja dhe do të ketë do të ketë mbylljes eventuale të shkollave, biznesit dhe shkollave dhe ju lutem të vaksinoheni”, tha Ramadani.

Deri më tash në Kosovë janë administruar 620.935 vaksina antiCOVID, prej tyre dy doza kanë marrë 215.195 qytetarë, ndërsa një dozë 190.545. Vetëm gjatë të martës janë administruar 18.685 doza.

TË FUNDIT

TË FUNDIT