E ngarkuar me punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, zonja Anu Prattipati, pati një takim me përfaqësues të Listës Serbe.
“Në diskutimin e saj me përfaqësuesit e Listës Serbe, ajo theksoi se pjesëmarrja e gjerë prejt të gjitha partive të establishuara është thelbësore që secila bashkësi ka një zë në të ardhmen e Kosovës”, tha ambasada.
“Ajo po ashtu theksoi rëndësinë e bashkësisë së serbëve të Kosovës dhe nevojën që përfaqësuesit e saj të marrin pjesë plotësisht në punën e institucioneve të Kosovës”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.