Dy persona janë arrestuar pasi kishin tentuar ta vrisnin një person, dje pasdite në rrugën “Lumi” në Mitrovicë, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç mëson Sinjali, e tëra kishte ndodhur pas një mosmarrëveshje mes personave të përfshirë në ngjarje.
Dy personat që janë arrestuar, e kanë sulmuar me thikë viktimën, i cili më pas është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Siç mësohet nga burimet e Sinjalit, në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja të pistoletës teksa gjatë kontrollit tek njëri prej të arrestuarve, është gjetur edhe një pistoletë me tre fishekë. /Gazeta Sinjali/



