16.7 C
Mitrovice
E shtunë, 13 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Postim prekës nga motra e policit të vrarë: ‘O shpirti jem, o drita e syve të mi ma këpute shpirtin’

Mbrëmë pak para mesnatës, polici, Fatlum Mehmeti dyshohet se qëlloi aksidentalisht me armë zjarri kolegun e tij, Lirim Haxhollin.

Pas vdekjes së Haxhollit kanë reaguar familjarët e tij, të cilët kanë bërë të ditur se varrimi do të bëhet në varrezat e kryeqytetit në Dragodan.


Ndërkohë, motra e Haxhollit ka shkruar një postim prekës në profilin e saj në Facebook, ku ka thënë se “O shpirti jem, o drita e syve te mi ma këpute shpirtin. Pusho në paqe!”.

“Me pikëllim lajmërojmë miqtë dhe dashamirët që në moshën 27-vjeçare, pas një incidenti tragjik, ndërroi jetë më i dashuri dhe më i shtrenjti jonë Lirim Idriz Haxholli!”, thuhet tutje në postimin e saj.

Motra e tij ka bërë të ditur se varrimi bëhet në prezencë dhe përcjellje të familjes, miqve, kolegëve dhe dashamirëve nesër në orën 15:00.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT