Kur ra Perdja e Hekurt fqinjëve të vet në lindje Bashkimi Europian ju premtoi diçka që ishte e thjeshtë ‘bëhuni si ne, e do të jeni pjesë e jona’, kjo nuk vlen më. Porosia sot është reforma nuk ju afron anëtarësimit europian sipas FAZ.
Në verën e 2013’s Kroacia ishte shteti i fundit që u përvodh në dyert e Brukselit. Që nga ajo kohë ato dyer janë të mbyllura, shkruan Michael Martens në Frankfurter Allgemeine Zeitung.
“Për gjashtë shtetet ballkanike që duan të anëtarësohen në BE – Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi , Maqedonia e Veriut dhe Serbia – porosia është e qartë: më nuk vlen parimi i vjetër se reformat zotuara në një moment sjellin anëtarësimin” shkruan FAZ.
FAZ shton se Ballkan më askush nuk çuditet, pasi Presidenti i Francës, Emannuel Macron, në qershor të 2019’s në Beograd e kishte qartë se BE’ja nuk do të pranoj anëtarët të rinj deri sa të reformohet vet. Ceket nga FAZ se kishte mëdyshje për zgjerimin e BE që nga 2005 kur fondacioni për shkencë dhe politikë nga Berlini kishte pyetur “nëse anëtarësia e plotë në BE ishte opsioni i vetëm për stabilitetin afatgjatë” të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Kjo çështje është më aktuale se kurrë tani. Nëse anëtarësimi nuk është real – si t’i qaset BE’ja rajonit? Si të ruaj ndikimin e t’i kundërvihet rivalëve politik si Rusia, Kina dhe Turqia?./gazetametro.net